Politike

Teknologjia dhe vota e emigrantëve, Celibashi takon Ambasadorin e OSBE

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është takuar të mërkurën me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 25 prill.

Takimi u fokusua tek teknologjia ne zgjedhje dhe mundësimi i votës së emigrantëve.

“Së bashku me Nënkomisioneren Lealba Pelinku e njohëm Ambasadorin @VincenzoDelMonaco me hapat e ndërmarrë për përgatitjen e procesit zgjedhor, ku u fokusuam në dy çështjet prioritare; implementimin e teknologjisë në zgjedhje dhe mundësimin e votimit nga jashtë të emigrantëve”, shkruan Celibashi për takimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë