Kushdo votues që kapet me telefon brenda qendrave të votimit rrezikon të ndëshkohet me burg nga 3 muaj deri në tre vite, sipas përcaktimeve të Kodit Penal.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi paralajmëroi se ky institucion nuk do të tolerojë në pjesën e ndalimit të telefonave celularë në qendrat e votimit.
“Kushdo që shfaqet me celular do të konsiderohet si tentativë për të fotografuar votën. Kjo është një masë parandaluese në kuadër të luftës dhe përpjekjes që të gjithë po bëjmë për të frenuar shit-blerjen e votës”, tha ai.
Në lidhje me debatet për shit-blerjen e votave, Celibashi tha se fenomeni është fryrë dhe se ato nuk janë në përmasa që të cenojnë procesin zgjedhor.
“Nuk kemi mjetet për ta verifikuar sesa kjo problematikë qendron, por ajo që vlen është se si ai që e shet dhe ai që e blen votën do të ketë penalitete dhe sanksione shumë të rënda. Por, ka një lloj amplifikimi, por nuk janë në atë masë që rrezikojnë procesin zgjedhor”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje