Politike

Lufta brenda PD/ Alibeaj i merr fjalën Tabakut: Flas unë i pari si bashkëkryetar për zgjedhjet

Enkelejd Alibeaj nuk ka lejuar që kolegia e saj demokrate Jorida Tabaku të marrë fjalën para tij në këtë konferencën e KQZ dhe OSBE-së organizuar për zgjedhjet.  Pas fjalës së Gjiknurit, KQZ ftoi Tabakun të merrte fjalën, por u kundërshtua nga Alibeaj duke mos e lejuar kolegen demokrate të flasë.

“Do flas unë se jam bashkëkryetar”, tha Alibeaj

“Ne nuk funksionojmë me modelin e parlamentit edhe pse sot është e enjte”, përgjigja e KQZ

“Jam unë bashkëkryetar dhe unë do flas tani”, replikoi Alibeaj.

”Ok, meqë zonjat tolerojnë më shumë, niseni ju”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë