Gazeta Si – Disa faqe interneti të qeverisë ruse, përfshirë ato të Kremlinit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, janë të paarritshme pasi janë shënjestër e një sulmi hakerësh.
Lajmi raportohet nga media të shumta ndërkombëtare, duke përfshirë edhe CNN e cila raporton edhe pretendimin e “Anonymous”.
“Ne kemi marrë faqet qeveritare jashtë linje dhe u kemi dhënë informacion qytetarëve rusë në mënyrë që ata të mund të jenë të lirë nga makina e censurës së Putinit”, – thuhej në një deklaratë të “Anonymous”.
“Rusia mund të hedhë bomba mbi njerëzit e pafajshëm, por ‘Anonymous’ përdor lazer për të vrarë faqet e internetit të qeverisë ruse”, shtojnë hakerët.
Agjencia e lajmeve ruse “Tass”, raportoi numrin e pajisjeve që humbën rusët dhe ushtarakët që u vranë ose u morën peng gjatë pushtimit në Ukrainë.

Por më pas e fshiu shpejt lajmin. Sipas këtij informacioni, më shumë se 3,500 ushtarë u vranë ose u kapën. Rusët duhet të dinë se çfarë po ndodh
Ndërkohë, udhëheqësi i rajonit rus të Çeçenisë, thotë se ka dislokuar luftëtarët e tij në Ukrainë për t’u bashkuar në betejë me trupat ruse.
Në një video të postuar në internet, Ramzan Kadyrov tha se forcat çeçene deri më tani kishin kapur me sukses një objekt ushtarak ukrainas pa pësuar asnjë viktimë.
Udhëheqësi i Republikës Jugore Ruse është një aleat kyç i presidentit rus Putin. Duke justifikuar pushtimin, ai thotë se vendimi i Putinit për të sulmuar Ukrainën do të parandalojë armiqtë e Moskës nga përdorimi i vendit për të nisur një sulm ndaj Rusisë.
Luftëtarët çeçenë besnikë ndaj Kadirov, kanë një reputacion famëkeq dhe akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje