Lajme

Tendera abuzivë, lirohen dy nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për dy ish-zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, të arrestuar pas dyshimeve për shpërdorim detyre dhe shkelje barazie në pesë tendera të zhvilluara përgjatë viteve 2016-2017. Për drejtorin në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, Aurel Lamçe dhe specialistin e IT, Arlind Alikajn është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa masa e sigurisë u zhvillua vetëm për dy prej ish-zyrtarëve, ndërkohë që pjesa tjetër pritet të dalin nesër në gjykatë për verifikim.
Nga organi i akuzës mësohet se hetimet janë shtrirë në 5 tendera, konkretisht:
– Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative
– Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale
– Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
– Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
– Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit
Në fokusin e prokurorisë ishin funksionarët publikë që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe komisioneve për mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave. Tenderat janë zhvilluar në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë