Futboll

Tension i madh te Kukësi për pagat, në rrezik ndeshja me Kastriotin

Dalja nga objektivat pritej të kishte pasoja te Kukësi dhe kështu ka ndodhur. Skuadra ka bojkotuar stërvitjen dy ditët e fundit, futbollistët kanë reaguar në këtë mënyrë, duke pretenduar se nuk janë paguar që nga muaji janar.

Ata prisnin që klubi t’i jepte zgjidhje situatës, siç ka bërë edhe më parë në raste të ngjashme, por në fakt kanë marrë një letër, ku u kërkohet të heqin dorë nga pagat e prapambetura për të marrë një të vetme. Një qëndrim i tillë i klubit nuk u ka pëlqyer aspak futbollistëve dhe ata janë përplasur me administratorin Lavdrim Gjici, madje edhe fizikisht, siç është rasti i Vesel Limajt.

Kukësi para një ndeshjeje. Gazeta Si, 25 maj 2021

Precipitimin e situatës e ka shmangur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, por situata mbetet mjaft e tensionuar, aq sa rrezikohet edhe ndeshja e fundit e kampionatit me Kastriotin, që luhet nesër. Pas mbylljes së kampionatit te Kukësi do të ketë revolucion, shumë futbollistë dhe drejtori Nderim Nexhipi pritet të largohen, ndërkohë që çështja e pagave të prapambetura pret të marrë zgjidhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë