Gazeta Si – Pak ditë para sulmit rus në Ukrainë (24 shkurt 2021), tensioni mes Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron është i dukshëm.
Këtë e dëshmon transkripti i negociatave mes dy liderëve gjatë një bisede telefonike.
Presidenti francez përpiqet më kot të shtyjë drejt një de-përshkallëzimi dhe i propozon një takim me Bidenin homologut të tij rus.
“Të jem i sinqertë, doja të shkoja të luaja hokej, po flas me ty nga palestra, duhet të filloj disa ushtrime, por fillimisht do të thërras këshilltarët e mi”, është përgjigja e Putinit.
Katër ditë më vonë, më 24 shkurt, “Cari” urdhëron trupat ruse të të pushtojë territorin ukrainas nga rajoni lindor.
Telefonata 9-minutëshe – Transkripti i bisedës telefonike, një nga të shumtat mes Macron dhe Putin para shpërthimit të armiqësive, është pjesë e një dokumentari televiziv që do të transmetohet të enjten e ardhshme në televizionin publik “France 2”.
Bëhet fjalë për një bisedë 9-minutëshe mes dy krerëve të shtetit, e cila u zhvillua më 20 shkurt.
Në qendër të diskutimit janë marrëveshjet e Minskut, të nënshkruara mes Kievit dhe separatistëve pro-rusë në kryeqytetin e Bjellorusisë, pas pushtimit rus të Krimesë dhe përplasjeve në Donbas.
Marrëveshjet e nënshkruara në shtator 2014 dhe shkurt 2015 në prani të përfaqësuesve të OSBE-së, Rusisë dhe disa vendeve perëndimore.
Sulmi ndaj Zelenskit – “Ju dhe kancelari Scholz, – akuzoi Putini, – më keni thënë se Zelenskij është gati të bëjë një gjest, se ai kishte një projektligj të gatshëm për të zbatuar marrëveshjet e Minskut … në fakt, kolegu ynë i dashur z. Zelenskij, nuk bën asgjë, ai ju gënjen”, – ka thënë kreu i Kremlinit.
Sulmi ndaj Macron – “Ju thatë se duhet të rishikojmë marrëveshjet e Minskut”. Akuzës së Putinit, presidenti francez i përgjigjet: “Kurrë nuk e kam thënë këtë Vladimir, kam thënë se duhen zbatuar, se duhen respektuar dhe nuk kam të njëjtin lexim si ju ditëve të fundit”.
Separatistët – Më pas, diskutimi ndizet mbi “separatistët”, të pa legjitimuar nga Macron për të “bërë propozime për ligjet e Ukrainës”.
Dhe duke lexuar marrëveshjet e Minskut, ai shton dozën: “Nuk e di ku e ka mësuar ligjin juristi juaj ekspert”.
Putin ngurtësohet dhe drejton gishtin nga Kievi: “Nuk është një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike, ata morën pushtetin me një grusht shteti, kishte njerëz të djegur të gjallë, ishte një gjakderdhje dhe Zelenskij është një nga ata që janë përgjegjës”.
Macron, në këtë pikë e mbyll fjalimin: “Nuk na interesojnë propozimet e separatistëve”. Por Putini përgjigjet: “Më dëgjoni me kujdes. A më dëgjoni? Po jua përsëris, ata që ju i quani separatist, reaguan ndaj propozimeve të autoriteteve ukrainase. Më pas, përgjigjet e tyre nuk u ndoqën”.
Kortezia – “Faleminderit gjithsesi Vladimir, nëse ka diçka më telefono”, rekomandon Macron mbylljen e bisedës.
Për të cilën Putini përgjigjet përzemërsisht në frëngjisht: “Je vous remercie Monsieur le président”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje