Gazeta Si – Kina ka vendosur 71 avionë luftarakë, duke përfshirë 60 të tjerë mbështetës në manovrat ushtarake të kryera fundjavën e kaluar rreth Tajvanit.
Lajmi u bë i ditur këtë të hënë nga Ministria e Mbrojtjes e Taipeit. Pekini tha dje se kishte kryer stërvitje në përgjigje të “provokimeve” dhe “marrëveshjeve të fshehta” midis Shteteve të Bashkuara dhe autoriteteve të ishullit.
Shkelet zona e mbrojtjes ajrore
Në një mesazh të postuar në Twitter, Taipei tha se 60 avionë luftarakë morën pjesë në stërvitje, duke përfshirë gjashtë SU-30, të cilët janë ndër avionët më të avancuar në Forcën Ajrore Kineze.
Në përditësimin e saj ditor, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tregoi gjithashtu se 47 prej këtyre avionëve hynë në Zonën e Mbrojtjes Ajrore të qeverisur në mënyrë demokratike të ishullit, inkursioni i tretë më i madh ditor i regjistruar.
Ribashkimi “me çdo kusht”
Pekini e konsideron Tajvanin (24 milionë banorë) një “provincë”, e cila duhet të kthehet “me çdo kusht” në atdheun amë, duke mbyllur një përçarje që daton që nga Lufta Civile në vitin 1949.
Sondazhet tregojnë se vetëm një pjesë e vogël e tajvanezëve (rreth 11 % të popullsisë), është në favor të ribashkimit.
Presidenti kinez, Xi Jinping ka përsëritur gatishmërinë e tij për të mbyllur lojën e Tajvanit në të ardhmen e afërt. Tensionet u përshkallëzuan këtë vit pas vizitës së Nancy Pelosit në Taipei në gusht.
Udhëtimi i “presidentes” së Dhomës së Deputetëve të SHBA-së, i parë si një provokim maksimal nga regjimi kinez, ka skaktuar manovra të paprecedenta ushtarake rreth Tajvanit.
Kriza mes Pekinit dhe Uashingtonit, që ka mbështetur gjithmonë Tajvanin, i ka rrënjët në të kaluarën, për kinezët çështja lidhet edhe me krizën ekonomike dhe për amerikanët, fati i ishullit është vendimtar për ekuilibrin në Azi.
Përgjigja e Taipeit
Të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit tregojnë se shumica e inkursioneve të djeshme kanë ndodhur në skajin jugperëndimor të Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore.
Dyzet e tre avionë luftarakë kinezë kanë kaluar “vijën e mesme”, një lloj “zone tampon”, jozyrtare që kalon përgjatë ngushticës së Tajvanit.
Shtatë anije do të marrin pjesë gjithashtu në stërvitje. Taipei thuhet se ka grumbulluar një numër të paspecifikuar avionësh, si një përgjigje simbolike ndaj manovrave nga pala kundërshtare.
Forcimi i mbrojtjes
Presidentja Tsai Ing-wen, e cili udhëheq Tajvanin që nga viti 2016, ka thirrur nesër (të martën 27 dhjetor) një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Taipei për të diskutuar forcimin e sistemit të reagimit ushtarak në rast të një sulmi kinez.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, po diskutohet edhe mundësia e rritjes së periudhës së shërbimit ushtarak përtej katër muajve aktualë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje