Bota

Tension për Xhersin, Britania dhe Franca dërgojnë anije ushtarake në ishull

Përshkallëzim dramatik ushtarak mes Britanisë së Madhe dhe Francës në Kanalin e La Manshit. Franca ka dërguar dy anije patrullimi në ishullin Xhersi, 20 km larg Normandisë, por në territorin britanik, ku 50 anije franceze të peshkimit po protestojnë.

Londra më herët kishte dërguar dy anije luftarake atje dhe Sekretari Francez i Shtetit për Çështjet Evropiane, Clément Beaune, tha se “manovrat britanike jashtë Xhersit nuk duhet të na frikësojnë. Ne nuk duam të ushqejmë tensione, por të zbatojmë marrëveshjen pas Brexit”, për peshkimin.

Protesta dhe peshkatarët e justifikuar nga qeveria e Parisit, buron nga refuzimi i qeverisjes lokale në Jerseyn autonom, por nën mbrojtjen e fortë të Londrës, për të lejuar hyrjen e barkave shumë kohë para në ujë në zonën e peshkimit sipas një sistemi të ri në kuadër të marrëveshjes post-Brexit e nënshkruar muajt e fundit mes Britanisë dhe BE-së.

Që nga java e kaluar, ky interpretim ka kufizuar në një mënyrë drastike numrin e licencave të lëshuara nga Xhersi, i cili ndodhet 22 kilometra nga bregu i Normandisë, për peshkarexhat franceze që kanë mungesë dokumentacioni.

Prej këtej ka ardhur edhe zemërimi i Parisit zyrtar dhe reagimi i peshkatarëve, që ka pasuar me kërcënimin dhe bllokimin e St. Helier, kryeqyteti dhe porti kryesor i ishullit, me rrezikun e privimit të banorëve të tij edhe nga energjia elektrike.

Dhe përgjigja e qeverisjes lokale, vijoi me kërkesën për ndihmë nga Londra, e pasuar me mbërritjen e dy njësive të Marinës Mbretërore, për të “monitoruar  situatën”.

Mbretëria e Bashkuar siguron “mbështetjen e saj të palëkundur për Xhersin”, – tha Boris Johnson pas bisedave me kryeministrin e ishullit të vogël, John Le Fondé dhe ministrin dhe Jashtëm, Ian Gorst.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar garanton “mbështetjen e qartë” për ishullin e Xhersit, si pjesë dhe nën varësinë e Mbretërisë Britanike në Kanalin e La Manshit.

Kryeministri britanik specifikon se dërgimi i dy anijeve luftarake të Londrës të dërguara për patrullimin e zonës, është vetëm për momentin “një veprim paraprak”.

Sipas Komisionit Evropian, kushtet e reja që kufizojnë aktivitetet e anijeve evropiane të peshkimit në ujërat britanike të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar, “nuk respektojnë dispozitat “e marrëveshjes së peshkimit post-Brexit. Derisa “nuk kemi marrë justifikime të mëtejshme nga autoritetet britanike, ne besojmë se ato nuk duhet të zbatohen”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë