Bota

Tensione në rrugët e Athinës, sulmohen zyrat e PASOK-ut

Gazeta Si – Tensione kanë shpërthyer mbrëmjen e së shtunës në qendër të Athinës. Sipas mediave greke, persona të paidentifikuar kanë sulmuar pjesën e jashtme të zyrave të PASOK-ut, por edhe të Ministrisë së Kulturës.

Një grup prej rreth 50 personash i kanë vendosur zjarrin koshave të mbetjeve në rrugë, ndërsa në flakë është përfshirë edhe një automjet.

Policia është kundërpërgjigjur me përdorimin e gazit lotsjellës dhe kimikateve të tjera për shpërndarjen e turmës.

Ndërkohë, që një makinë e djegur është raportuar në kryqëzimin e Navarinou dhe Char.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë