Politike

Tensionet në Veri, Presidentja e Hungarisë dhe Bajram Begaj bëjnë thirrje për qetësim të situatës

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë ku u prit nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me të cilin pati edhe një konference për shtyp ku fokusi ishte situata në Veri të Kosovës.   

Begaj tha se dhuna e serbëve ndaj forcave të KFOR është e pajustifikueshme.

Ne foto: Presidenti i Reopublikes, Bajram Begaj

“Ngjarje të tilla nuk janë në shërbim të askujt, nuk i bëjnë mirë asnjërit. Pengojnë proceset integruese të rajonit në BE. Për ne misioni i NATO në Kosovë është një histori suksesi prej 20 vitesh. Ky mision e ka kryer detyrën e tyre me përgjegjësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Keqpërdorimi i popullatës serbe në veri të Kosovës, dhe dhuna e ushtruar ndaj KFOR dhe medias është e pajustifikueshme. Asnjë pretekst nuk mund të nxirret për të justifikuar asnjë nga palët për moszbatimin e marrëveshjes të arritur në Bruksel dhe anekseve në Ohër. Në këtë moment nevojitet një ç’tensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim dhe t’i shërbehet zgjidhjes së problemit dhe të jetë busulla e orientimit të dy vendeve për të arritur atë marrëveshje…”, tha ai

Edhe Presidentja e Hungarisë Katalin Novak përcolli të njëjtin mesazh.

Ne foto: Presidetnja e Hungarise, Katalin Novak

“… Paqja në Ballkan është e rëndësishme për sigurinë e BE. Dua të theksoj 5 tema që folëm, integrimi euroatlantik, lufta në Ukraine, bashkëpunimi ekonomik, emigrimi ilegal dhe demografia.

Në radhë të parë, në lidhje me Ballkanin, më e rëndësishëm është stabiliteti. Gjatë kësaj kohe Ballkani Perëndimor është një rajon ku shumë shpejt mund të përshkallëzohet situata si në Bosnje, si një Kosovë. Bashkë me Begaj jemi interesuar në ndalimin e përshkallëzimit dhe këtu kemi parasysh paqen dhe stabilitetin Kosovës dhe rajonit. Përpiqemi që ndërmjet dialogut të mbështesim paqen dhe integrimin e vendeve të rajonit. Kemi mbi 400 trupa në Kosovë në KFOR. Kanë qenë guximtarë, shpresojmë të mos ketë më një situatë të tillë, të qetësohet sa më shpejt dhe të gjejnë rrugën drejt një paqeje afatgjatë”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë