Pas ngricës së madhe – fillimisht për origjinën dhe menaxhimin e pandemisë, dhe më pas për masat kundër ndryshimeve klimatike – SHBA dhe Kina do të bisedojnë sërish me njëra-tjetrën.
Dy liderët respektivë, Joe Biden dhe Xi Jinping, do të mbajnë një samit virtual javën e ardhshme, megjithëse nuk është caktuar një datë specifike.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “Bloomberg”, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, duke kujtuar se lëvizja vjen pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë ngecur në mosmarrëveshje të shumta – duke përfshirë ato mbi teknologjinë, tregtinë, Tajvanin dhe të drejtat e njeriut – ndërkohë që bien dakord për rëndësinë e vazhdimit të dialogut.
Të dy vendet vendosën në fillim të tetorit të zhvillojnë një takim virtual midis liderëve deri në fund të vitit, me datën e saktë që ende është duke u negociuar.
Në një letër të lexuar të martën nga ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, Qin Gang, në një darkë të Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë në Uashington, Xi raportoi se “Kina ishte e gatshme të bashkëpunonte me Shtetet e Bashkuara për çështje të brendshme, ashtu ashtu edhe ndërkombëtare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje