Futboll

Tentohet goditja e madhe/ Interi, sulm total për Insinjen! Ja oferta e zikaltërve

Zikaltrit po mendojnë të formulojnë një propozim prej 15 milionë eurosh plus kartonin e Aleksis Sançezit, për ta bërë kështu italianin një blerje “low-cost”, që do t’u leverdiste financave të klubit.

Por një gjë e tillë nuk përfshihet aspak në planet e napolitanëve që nga ana e tyre kërkojnë 30 milionë euro për ta lënë të lirë Insinjen dhe që për më tepër nuk janë të gatshëm të presin në ekip kilianin Sançez, rroga prej 7 milionë euro e të cilit është e paimagjinueshme për De Laurentisin.

Në këto kushte, Interi mund të detyrohet të presë, sepse nuk do në asnjë mënyrë të investojë aq shumë për 30- vjeçarin, duke pasur parasysh se mund të tentojë të firmosë me të në janar apo verën e ardhshme me parametër zero.

OFERTA PËR FUTBOLLISTIN

Me Insinjen nuk do të jetë e vështirë të gjendet akordi. Siç raporton “Corriere dello Sport”, lojtari do të binte dakord me kontratën 4-vjeçare me 6 milionë euro në sezon, që pritet t’i ofrojë Interi.

Për sulmuesin do të shkojnë edhe fitimet nga të drejtat e imazhit, ndërsa në rast se transferimi do të ndodhë verën e ardhshme, pra Interi nuk do të ketë detyrime ndaj Napolit, për futbollistin shifrat do të arrinin 31 milionë euro në total për katër vite, ku 7 prej tyre do të paguheshin që në momentin e firmës dhe 24 të tjerat gjatë viteve të tij si zikaltër.

Këto shifra Insinje do t’i pranonte me kënaqësi, aq më tepër që Interi është skuadra e cila më së shumti po këmbëngul për shërbimet e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë