Ka ndodhur

Tentoi të fuste mbi 16 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, procedohet penalisht 29-vjeçari në Morinë

Një 29-vjeçar i cili tentoi të fuste në Shqipëri ë, 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, pa i deklaruar, është proceduar penalisht në Morinë.

Policia thotë se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin XH. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu policia bën me dije se është sekuestruar shuma e parave.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia gjeti 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, të cilat 29-vjeçari Xh. Ç. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë