Ka ndodhur

Tentoi të fuste në kufi 23 mijë euro, ndalohet shqiptari nga Kosova në Morinë

Gazeta Si – Një 35-vjeçar nga Kosova po hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të kalonte në kufirin e Morinës 23 mijë euro të padeklaruara.

Pas kontrolleve të kryera nga polica kufitare shtetasi me iniciale G. M. në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u gjetën në automjet paratë.

Mbi 35-vjeçarin, banues në Tiranë, rëndojnë veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë