Ka ndodhur

I deportuar nga Greqia, 30-vjeçari tenton të korruptojë policin kufitar në Kakavijë

Gazeta Si – Një 30-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare në Kakavijë.

I riu, kishte vendosur 50 euro brenda pasaportës në mënyrë që polici ta lejonte të kalonte kufirin në mënyrë të parregullt, pasi ishte kthyer si i deportuar nga policia greke në pikën kufitare të Gjirokastrës.

Në vijim të veprimeve proceduriale, nisi procedimi në gjendje të lirë për të riun për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë