Ka ndodhur

Tentoi të vidhte para në zyrën postare, arrestohet 32-vjeçari në Lushnjë

Gazeta Si – Një 32-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Gorre të Lushnjës, pasi tentoi të vidhte para në zyrën postare të fshatit.

Policia tha se S.Gj., autori i dyshuar, është me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve. I riu, ditën e djeshme ka thyer derën e zyrës dhe ka tentuar të vjedhë shumën e parave që ishin në këtë zyrë, por nuk ka mundur.

Ndërkohë policia sapo ka marrë njoftimin ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë