Ka ndodhur

Tentoi të vriste ish-vjehrrën dhe nipin e saj në Vlorë, arrestohet Haki Bajrami

Gazeta Si – Haki Bajrami, i kërkuar për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë, u vetëdorëzua këtë të martë, pasi kaloi kufirin fshehtas nga Kosova dhe hyri në Shqipëri.

50 vjeçari nga Peja e Kosovës hodhi akuza për ngjarjen e Llakatundit, aty ku ai akuzohet se dogji banesën e ish-partneres, me të cilën i kërkuari është bërë baba i një djali dy vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim.

Haki Bajrami dyshohet se më datë 29.04.2023, në bashkëpunim me shtetasin Gëzim Bacajn (i arrestuar më parë), kanë tentuar të vrasin shtetasen e moshuar L. F. dhe nipin e saj të mitur (ish-vjehrra dhe thjeshtri i shtetasit Haki Bajrami), duke i dhunuar ata dhe duke i vënë qëllimisht zjarrin banesës ku ndodheshin këta 2 shtetas.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë