Lajme

Tentuan të grabisin bankomatin, dy të arrestuar në Bulqizë

Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi mëngjesin e së shtunës tentuan që të vjedhin një bankomat të një banke të nivelit të dytë.
Policia bën me dije se në orët e para të mëngjesit të datës 26 janar, E. A. 31 vjeç dhe F. L. 35 vjeç, të dy banues në Bulqizë dhe të dënuar më parë për vjedhje tentuan të vjedhin bankomatin.
Ata ishin të maskuar, ndërsa po tentonin të thyenin bankomatin me sende të forta për të marrë shumën e parave. Por, edhe pse kanë dëmtuar bankomatin ata nuk kishin mundur që të merrnin asnjë qindarkë.
Ngjarja ka ndodhur në “Lagjen e Re” Bulqizë, ndërsa policia ka ndërhyrë pas informacionit, duke i identifikuar dhe prangosur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 136/2 e 25 22 të Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë