Tentuan të grabisin me armë karburantin në Durrës, policia e Krujës ndalon 2 të shpallur në kërkim
Policia e Krujës ka ndaluar 2 persona të shpallur në kërkim, pasi kanë tentuar të grabisin me armë një karburant në Durrës.
Bëhet fjalë për dy të rinj me inicialet Xh. M., 23 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, banues në Delvinë.
Siç njofton, të rinjtë në bashkëpunim me shtetasin J. M., më 30 mars 2019, kanë tentuar të vjedhin me armë në një karburant në lagjen nr. 13, Durrës, por ngjarja është parandaluar nga shërbimet e Policisë.
Policia ka ndaluar ndaluar mjetin e autorëve dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. M., ndërsa shtetasit Xh. M dhe A. Ç. kanë mundur të largohen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje