Pas lajmeve të së shtunës, ja ku vjen edhe zyrtarizimi: Tom Bredi thotë “mjaft” në moshën 44-vjeçare. Një nga sportistët më fitues të të gjitha kohërave, emblema e futbollit amerikan, ka njoftuar tërheqjen nëpërmjet Instagramit.
Lajmi i tërheqjes së Bredit doli që të shtunën, por më pas u përgënjeshtrua nga babai dhe agjenti i lojtarit. Në fakt, lamtumira dukej e sigurt. Sot, me një postim në rrjetet sociale, ‘TB12’ u ka dhënë fund spekulimeve. Gjithçka me futbollin e luajtur është mbyllur vërtet.

“Kam besuar gjithmonë se futbolli është diçka, ku duhet të japësh gjithçka nga vetja. Nëse nuk jep 100%, nuk ke sukses dhe suksesin e dua kaq shumë në sportin tonë, – ka shkruar Bredi në Instagram. – Është një sfidë fizike, medore dhe emotive çdo ditë që më ka dhënë mundësinë arrij maksimumin e potencialit tim.
Kam bërë më të mirën këto 22 vjet. Nuk ka rrugë të shkurtër për suksesin në fushë dhe në jetë. Është e vështirë për mua ta them, por nuk e ndjej më që të kem atë impenjim kompetitiv. E kam dashuruar karrierën time në Nfl dhe tani është momenti të përqendroj kohën dhe energjitë e mi ate gjëra të tjera të rëndësishme për mua. Jam krenar për atë që kemi arritur. Shokët e skuadrës, trajnerët dhe tifozët meritojnë 100% nga unë, por tani është më mirë ta lë fushën për gjeneratën e re të sportistëve”.
Brady's statement includes zero mention of the #Patriots.
— Andrew Callahan (@_AndrewCallahan) February 1, 2022
Bizarre to say the least. https://t.co/57jsoMf9CP
Tom Bredi ka shkruar edhe disa rreshta për gjithë rrugëtimin e tij në futbollin amerikan: “Karriera ime si lojtar ka qenë një garë elektrizuese dhe përtej imagjinatës sime, me ulje dhe ngritje. Tani mendoj për gjithë ata lojtarë dhe trajnerë të mëdhenj që kam pasur privilegjin të luaj dhe t’i sfidoj. Konkurrenca ka qenë e egër dhe thellë, pikërisht ashtu siç më më pëlqen mua.
Kam pasur edhe shumë miqësi të bukura. Do t’i kujtopj dhe vlerësoj të gjitha këto. Ndihem njeriu më me fat në botë. Nuk e di si do të jetë tani jeta ime e përditshme. Me siguri duhet duhet t’u kthej atë që u kam marrë atyre personave për të pasuruar jetën time”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje