Gazeta Si – Një tërmet me magnitudë 7 ballë është regjistruar në orën 8:43 me orën lokale (02:43 në Europë) në verilindje të ishullit Filipine Luzon.
Sipas të dhënave të Shërbimit të Monitorimit Gjeologjik të SHBA-së Usgs, tërmeti kishte një thellësi rreth 20 km dhe një epiqendër në rajonin e Cordilleras.
Mediat lokale raportuan të paktën dy vdekje dhe dëmtime në ndërtesa dhe rrugë në Dolores dhe Bangued, ku disa njerëz shkuan në spital me lëndime të lehta.






“Toka u drodh sikur të ishte në një lëkundje”, tha për “Associated Press” Michael Brillantes, një oficer sigurie nga qyteti i Lagangilang, afër epiqendrës.
“Ishte tërmeti më i fuqishëm që kam ndjerë ndonjëherë dhe mendova se toka. do të hapej”, shtoi ai.
Filipinet janë të vendosura përgjatë “rripit të zjarrit” të Paqësorit, një hark i thyer në Paqësor, ku ndodhin shumica e tërmeteve në botë.
Ai goditet gjithashtu nga rreth 20 tajfunë dhe stuhi tropikale çdo vit, duke e bërë atë një nga vendet më të prirura nga fatkeqësitë në botë.
Një tërmet me magnitudë 7.7 ballë në vitin 1990 vrau afro 2000 njerëz në Filipinet veriore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje