Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar në provincën e Katanias në Itali. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti ndodhi në orën 14:06 të ditës së sotme(21 prill).
Lëkundjet sizmike u ndjenë në Katania dhe provincën e saj, por edhe në zonën e Sirakuzës.
Epiqendra e tërmetit ishte në det, rreth 6 kilometra nga bregu i Jonit dhe në një thellësi prej rreth 20 km. Njerëzit dolën në rrugë, ndërsa në Katania, disa qendra tregtare dhe shkolla janë evakuuar si masë paraprake.
Sipas sizmiologut italian Raffaele Azzaro, kjo është një magnitudë e ulët për një tërmet me natyrë tektonike. Goditja u ndje në të gjithë Siçilinë lindore dhe në brendësi deri në Caltagirone për shkak të thellësisë dhe afërsisë me bregun e epiqendrës. Për momentin sipas asaj që mësohet nuk ka raportime për dëme.
“Është një ngjarje me natyrë tektonike që ka shumë të ngjarë të lidhet me sistemin e thyer të gjatë që shtrihet nga qendra e detit Jon drejt Siçilisë në zonën e Etna dhe Aci Castello”, shton Azzaro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje