Bota

Tërmet i fuqishëm në Alaska me magnitudë 8.2 ballë, alarm për cunami

Një tërmet me magnitudë 8.2 ballë u regjistrua në Gadishullin e Alaskës. Shërbimi Gjeologjik Amerikan, raportoi se tërmeti goditi 56 milje (91 kilometra) në lindje dhe në juglindje të Perryville, Alaska.

Lëkundje të tjera – përfshirë dy me madhësi më të madhe se 6 – goditën në të njëjtën zonë pas disa minutave. Për momentin nuk ka dëme apo të lënduar.

Epiqendra e tërmetit u vendos në një thellësi prej 46.7 km. Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-ve, ka lëshuar një paralajmërim për një “kërcënim të mundshëm të cunamit” mbi Alaskën Jugore dhe Guam. Në një moment u raportua edhe për Hawaiin, por më pas alarmi u tërhoq.

“Bazuar në të dhënat e disponueshme”, thotë Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit, “asnjë kërcënim” nuk paraqitet për arkipelagun.

Guvernatori i Alaskës, Mike Dunleavy, ka alarmuar qendrën e operacioneve që merret me emergjencat në shtet. Kanadaja, Japonia dhe Zelanda e Re po monitorojnë situatën dhe janë të gatshëm të japin një paralajmërim për cunami nëse është e nevojshme.

Më 27 mars 1964, një tërmet me magnitudë 9.2, më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në botë, goditi rajonin Anchorage, duke shkaktuar 250 viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë