Bota

Tërmet me magnitudë 5.7 ballë në Iran, dhjetëra të vdekur dhe 440 të plagosur

Gazeta Si – Numri i përkohshëm i një tërmeti që goditi Iranin verior, është të paktën tre të vdekur dhe 440 të plagosur.

Megjithatë autoritetet lokale raportojnë se numri viktimave nga lëkundjet dyshohet të jetë me dhjetëra persona.

Tërmeti, me magnitudë 5.7 ballë, ka ndodhur në provincën e Azerbajxhanit perëndimor, duke prekur veçanërisht qytetet Khoy dhe Salmas.

Lëkundja, e cila zgjati për disa sekonda u regjistrua në pjesën perëndimore të vendit dhe u ndje në shumë qytete.

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e goditura nga tërmeti dhe spitalet lokale kanë përgatitur shtretër shtesë për shkak të fluksit të madh të të lënduarve. Ministri i Brendshëm iranian vizitoi gjithashtu rajonin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë