Bota

Tërmet në Kinë me magnitudë 6, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi Qarkun Luxian, Luzhou City, Provinca Sichuan në Kinën jugperëndimore në orën 04:33 të mëngjesit (me kohën lokale) më 16 shtator. Sips mediave kineze, dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km dhe është ndier shumë i fortë në popullatë, e cila ka dalë në rrugë nga paniku i shkaktuar.

Në vitin 2008, një tërmet i fuqishëm goditi Sichuan, duke vrarë me qindra persona dhe shkatërruar dhjetëra objekte dhe banesa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë