Bota

Tërmeti 7.4 ballë godet Indonezinë, banorët në panik pas lëkundjeve (Video)

Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë është regjistruar mëngjesin e të martës në brigjet e Indonezisë, në provincën e Sulawesi-t jugor, ku autoritetet kanë lëshuar edhe një paralajmërim për cunami.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Amerikan Sizmologjik. Tërmeti ka ndodhur në orën 12:20 me orën lokale (4:20 në Europë).

Sipas të dhënave nga mediat ndërkobëtare dhe shërbimi i monitorimit gjeologjik amerikan Usgs (i cili ka rishikuar magnitudën nga 7.6 në 7.4), tërmeti kishte një thellësi prej rreth 15 km dhe një epiqendër në detin Flores rreth 100 km nga qyteti i Maumere.

Për momentin nuk ka të dhëna për dëme në persona apo shembje të banesave. Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit (PTWC) ka lëshuar një paralajmërim për valë të mundshme anormale në brigjet brenda një mijë kilometrash nga epiqendra e tërmetit. Videot në rrjetet sociale shfaqnin njerëz duke dalë nga dyqanet, ndërsa një hotel dhe një spital u evakuuan.

Madje, pati nga ata që ishin gati t’iu drejtoheshin kodrave. Megjithatë, e gjithë situata u qetësua dhe njerëzit iu kthyen aktiviteteve të tyre. Tërmeti ndodhi 10 ditë pas shpërthimit vullkanit në malin Semeru, në ishullin e Java ku vdiqën rreth 46 njerëz.

Dridhjet e tokës janë të zakonshme në Indonezi, pasi arkipelagu ndodhet në “Unazën e Zjarrit”, një linjë vullkanesh dhe pikash të lëvizjeve tektonike në Paqësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë