Gazeta Si – Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë është regjistruar në orën 05.49 të mëngjesit (me orën shqiptare) me epiqendër në ishullin Lefkadha, në bregdetin Jon të Greqisë.
Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 17 kilometrash.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (Emsc), tha se zona është jashtëzakonisht sizmike.
Kohët e fundit tërmetet më të forta janë ndjerë më 14 gusht 2003, me magnitudë 6.4, që shkaktuan disa dhjetëra lëndime dhe më 17 nëntor 2015 me magnitudë 6.5 me katër të lënduar. Në ishulli Zakinthos aty pranë, pati një tërmet 6.8 më 26 tetor 2018.
Tërmeti u ndje edhe në disa zona të Italisë jugore, veçanërisht në Kalabri dhe Pulia. Për momentin nuk ka lajme për të lënduar apo dëme materiale.
Në një episod që nuk ka lidhje me Greqinë, një valë lëkundjesh sizmike intensive u regjistrua mbrëmë në Siçili midis Bronte (Catania), Regalbuto dhe Troina (Enna).
Lëkundjet me intensitet më të madh ishin midis magnitudave 2.0 dhe 3.5 ballë.
Më intensivi u regjistrua në orën 21:41, 8 kilometra në jugperëndim të Brontes. Epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 14 kilometrash. Për rreth tre orë pati dhjetëra lëkundje, por nuk u regjistruan dëme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje