Bota

Tërmeti i fuqishëm godet Kretën, raportohet për viktima dhe dëme materiale (Foto)

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter u regjistrua këtë të hënë 27 shtator, në ishullin e Kretës në Greqi, në një thellësi prej 13 kilometrash.

Tërmeti, sipas asaj që u komunikua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), i cili regjistroi madhësinë e tij, ndodhi në 09.17 me orën lokale (08:17 me atë europiane). Ndërkohë që iInstitutet e tjera kanë dhënë vlerësime pak divergjente të madhësisë, midis 5.8 dhe 6.5 ballë. Sipas televizionit grek ERT, një burrë u gjet i vdekur nën rrënojat e një kishe në Kretë.

Sipas informacioneve paraprake, tërmeti tronditi ndërtesat në të gjithë ishullin dhe qytetin e tij më të rëndësishëm, Heraklion.

Sipas raporteve nga agjencia e lajmeve “Reuters”, shumë njerëz kanë dalë nga shtëpitë e tyre. Epiqendra do të ishte 7 kilometra në veri të fshatit Thrapsano.

Mediat vendase raportojnë se lëkundjet sizmike kanë shkaktuar mjaft dëme në ndërtesat në Agies Paraskies dhe Patsidero.

Po ashtu në Profitis Ilias, gurët ranë mbi një makinë, duke plagosur lehtë personat që ndodheshin në të. Autoritetet mësohet se kanë urdhëruar evakuimin e shkollave në zonat pranë epiqendrës.

Muajt ​​e fundit në ishull aktiviteti sizmik ishte intensifikuar: “Kjo nuk është një ngjarje që ka ndodhur pa paralajmërim, – tha sizmologu Gerasimos Papadopoulos për transmetuesin shtetëror grek Ert. – Ne kemi parë aktivitet në këtë rajon për disa muaj. Ky ishte një tërmet i fortë, nuk ishte nën det, por nën tokë dhe goditi zonat e populluara”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë