Bota

Tërmet i fuqishëm në Pakistan, të paktën 20 të vdekur dhe 300 të plagosur

Numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm 6 ballë që goditi Pakistanin gjatë natës, është të paktën njëzet persona. Lajmi u raportua nga autoritetet provinciale për menaxhimin e fatkeqësive në Balochistan, duke specifikuar se mbi 300 njerëz u plagosën.

Mes viktimave ka edhe disa fëmijë dhe dhjetëra shtëpi me mure balte janë shembur, konfirmoi Suhail Anwar Hashmi, zëvendës komisar i rrethit të Harnait.

Përveç asaj të Harnait, si zona më e prekur, tërmeti tronditi rrethet Quetta, Pishin, Ziarat, Chaman dhe Sibi. Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në provincën e Balochistan.

Disa njerëz humbën jetën ndërsa punonin në një minierë qymyri, e cila u shemb për shkak të tërmetit. Shumë të tjerë u zhytën nga rrënojat, ndërsa ishin në shtëpitë e tyre.

Sipas autoriteteve lokale, numri i të vdekurve pritet të rritet. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë nëpër rrënoja në zonën e largët malore të Pakistanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë