Bota

Terror në Hamburg në kishën e Dëshmitarëve të Jehovait, 8 të vdekur e 8 të plagosur

Gazeta Si – Në Hamburg të Gjermanisë, 8 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Masakra ndodhi brenda një kishe të Dëshmitarëve të Jehovait. Policia i ka kërkuar popullatës pranë rrethit Alsterdorf të qëndrojë brenda në shtëpi.

Në kishën në rrugën Deelböge, në lagjen Alsterdorf, rreth orës 19:00 të së enjtes, kishte filluar një ngjarje fetare e komunitetit të Dëshmitarëve të Jehovait.

Dy orë më vonë, rreth orës 21:08 është lajmëruar zjarrfikësja dhe policia. Dëshmitarët raportuan për të shtëna me armë.

Ekuipazhi i një makine patrullimi – shpjegon gazeta lokale “Hamburger Abendblatt” – e cila në momentin e alarmit ishte afër vendit të krimit, hyri në ndërtesë pak kohë më pas dhe u ndeshëm me një skenë të frikshme.

Sipas rikonstruksioneve të para, autori nuk kishte ikur, por fillimisht do të hapte zjarr ndaj pjesëtarëve të komunitetit, më pas ka vrarë veten kur mbërriti policia.

Të shtënat aktualisht janë kataloguar nga forcat e sigurisë si një “sulm amok” i mundshëm, i cili i referohet një gjesti të një të çmenduri që synon të vrasë një numër të madh njerëzish dhe ai është i gatshëm të vdesë vetë më pas. Oficerët e policisë që ndoqën vendin e ngjarjes pas të shtënave nuk qëlluan, tha një zëdhënës i policisë së Hamburgut.

Kreyetari i Bashkisë së Hamburgut, Peter Tschentscher e përshkroi lajmin e ardhur nga lagjja Alsterdorf si “tronditës” pas të shtënave në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait.

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave”, ka shkruar ai në një mesazh në Twitter. Kryebashkiaku shpjegoi se policia “po punon për kapjen e autorit apo autorëve dhe zbardhjen e motivit”.

Kryebashkiaku u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e policisë së Hamburgut.

Të shtënat në kishën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg, janë krimi më i përgjakshëm në qytetin gjerman në dekada.

“Hamburger Abendblatt”, kujton se një precedent i ngjashëm daton pothuajse 30 vjet më parë.

Më 10 nëntor 1996, një person dhe bashkëpunëtorët e tij hynë në një bordello në Budapester Strasse dhe hapën zjarr. Me atë rast dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë