Bota

Terroristët hapin zjarr në qendër të Tel Avivit, të paktën dy të vdekur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi terrorist në Izrael. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Tel Avivit, në rrugën Dizengoff.

Nga bumrimet spitalore është dhënë lajmi për vdekjen e dy personave. Forcat e sigurisë janë vënë menjëherë në kërkim të terroristëve që hapën zjarr dhe i kanë bërë thirrje popullsisë që të qëndrojë në vende të mbyllura.

Për momentin nuk është e qartë se sa terroristë kanë marrë pjesë në këtë sulm. Dizengoff Street është një rrugë baresh dhe restorantesh në zonën qendrore të Tel Avivit dhe zakonisht në mbrëmje është e mbushur me njerëz.

Policia po bën krehjen e zonës, duke kërkuar personin ose personat përgjegjës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë