Administrata e Andrew Cuomos, dyshohet se i ka dhënë qasje të veçantë dhe të privilegjuar familjes së guvernatorit dhe njerëzve të tjerë pranë tij me ndikim, për t’u testuar për Covid-19 kur ata kishin ende mungesë informacioni në fillim të pandemisë.
Gazeta amerikane “New York Times”, raporton lajmin, duke cituar disa burime, sipas të cilave, vëllai i guvernatorit, ylli i televizionit CNN, Chris Cuomo dhe nëna e tyre, Matilda, përfituan nga testimet e thjeshta anti-Covid.
Për Cuomon, ky është gjithashtu skandali e radhës, pas akuzave për ngacmim seksual dhe numrave të manipuluar për vdekjet nga koronavirusi në shtëpitë e të moshuarve në Nju Jork.
Sa i takon akuzave për ngacmim seksual, guvernatori po këmbëngul se ai mund ta drejtojë shtetin pavarësisht thirrjeve për dorëheqje nga shumica e ligjvënësve demokratë të Nju Jorkut.
Ai përsëriti të mërkurën, se nuk do të komentojë më në publik për pretendimet për ngacmime seksuale.
“Ata as nuk e kuptojnë natyrën e punës? Natyra e të qenit guvernator, ka gjithmonë situata të shumta që duhet të përballosh,” tha ai.
“Katër vitet e kaluara, na u desh të merreshim me Donald Trumpin si president. Nëse të flisni për shpërqendrim, ai ishte shpërqendrim”, – shtoi Cuomo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje