Futboll

Testi i ndërgjegjes për Nejmar, analizë me video për hedhjet në fushë

Sa shumë fëmijë ëndërrojnë sot të jenë si Nejmar, ylli i Brazilit dhe PSG-së. Ata janë dashuruar pas driblimeve dehëse të sulmuesit, golave të tij të mrekullueshëm, por edhe të modelit të flokëve. Megjithatë, Nejmar nuk po kalon një moment të mirë aktualisht, pas dëmtimit të radhës në këmbën e djathtë, që siç ka pohuar vetë ai, e ka bërë të qajë për dy ditë. Për të mos folur pastaj për Botërorin e Rusisë, ku eliminimi i Brazilit erdhi ndoshta edhe për shkak të hedhjeve të ekzagjeruara të Nejmarit thuajse në çdo ndeshje. Simulimet e tij u bënë çështje.

Ylli brazilian u shqetësua jo pak për kritikave të shumta në adresë të tij nga personalitete të njohur të futbollit brazilian dhe jo vetëm. E tregon vetë Nejmar këtë histori në një intervistë për programin “Ao Esporte Espetacular”, ku sulmuesi është vënë në siklet përballë pyetjeve për famën që ka marrë tashmë si një lojtar simulues. “Kur nisi historia e polemikave për hedhjet e mia në fushë, fillova të rishikoja videot për të verifikuar, nëse kisha simuluar vërtet apo jo”, – ka pranuar futbollisti brazilian, që gjithë kohën është munduar të kundërshtojë zërat kritikë ndaj tij, duke thënë se nuk simulon dhe se kundërshtarët janë shumë të ashpër në ndërhyrjet ndaj tij.

Nejmar konteston një faull ndaj tij

Për të mbrojtur të birin ka menduar babai-agjent, i cili për “Espn” tha: “Nejmar nuk simulon. Është një truk që ka nisur ta përdorë që kur luante në kategoritë inferiore dhe më pas u bë një profesionist. Ishte e nevojshme të ishte inteligjent në fushë deri kur ishte më i pjekur si lojtar dhe arrinte t’i fitonte duelet. Me polemikat e simulimit kemi gabuar të gjithë”. Babai i Nejmarit e kishte këshilluar të birin të evitonte përplasjet me kundërshtarët, duke u hedhur me “stil”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë