Politike

Tha se do të vritet një deputet më 8 janar, Komisioni i Rithemelimit çon në SPAK Spartak Brahon

Spartak Braho do të paraqitet në SPAK për një deklaratë televizive në fillim të muajit janar pak para protestës së 8 janarit.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj Spartak Brahos, i cili deklaroi se gjatë protestës së 8 janarit do të vritej një deputet i PD-së.

Deputeti Flamur Noka depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, kërkesë partinë për Brahon.

Braho akuzohet nga Komisioni i Rithemelimit për kryerjen e veprës penale të shpifjes.

Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë