Partia Demokratike ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri nga shqyrtimi i çështjes të statutit të Partisë Demokratike të Kuvendit të 11 Dhjetorit, një lëvizje kjo që më herët e kishte bërë vetë gjyqtari Zhukri.
Gjyqtari refuzoi marrjen në shqyrtim të regjistrimit të statutit të PD-së nën argumentin se bashkëshortja e tij ka punuar me ish-kryeministrin Berisha dikur dhe se ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.
Nga ana tjetër sipas sqarimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës, regjistrimi i statutit është një kërkesë që bëhet mbi ligjin për partitë politike, gjë që nuk e bën të papajtueshëm me funksionin ndaj nuk është pranuar as dorëheqja e tij nga shqyrtimi i çështjes.
Pas kërkesës nga PD, mesohet se gjyqtari që do të marrë në dorë çështjen është Arben Kostandini.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje