Politike

Thaçi dekreton Hotin për kryeministër, VV e çon në Kushtetuese

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar zyrtarisht sot kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, duke ngritur edhe më shumë tensionet me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Në dekret thuhet se zoti Hoti ka 15 ditë afat për të prezantuar përbërjen e qeverisë së re dhe të kërkojë miratimin e saj në parlamentin e Kosovës.

Pak çaste pas shpalljes së këtij dekreti, Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke akuzuar presidentin se ka marrë një vendim anti-kushtetues. Lidhja Demokratike e Kosovës u kundërpërgjigj duke çuar zyrtarisht në Kuvend, kërkesën me 61 nënshkrime të deputetëve për votimin e qeverisë së re.

Ai i dërgoi një mesazh zotit Kurti, duke thënë  se të gjithë duhet t’i respektojnë në tërësi procedurat për zgjedhjen e qeverisë së re.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa. Gazeta “Si”, 2020

“Duhet të pajtohemi me faktin që pushteti fitohet dhe humbet në respektim të plotë të Kushtetutës dhe rendit demokratik të vendit. Askush nuk mund të pretendoj që me metoda tjera krejtësisht jo demokratike mund ta marrë ose ta mbajë apo uzurpoj pushtetin”, tha presidenti Thaçi.

Pak kohë pas dekretimit, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi kërkesën që parlamenti

Por bashkë me kërkesën për vlerësim lëvizja Vetëvendosje i kërkoi Gjykatës edhe vendosjen e masës së përkohshme, sipas së cilës të gjitha veprimet pushojnë në pritje të vendimit të Gjykatës.

Arbërie Nagavci, nënkryetare e parlamentit nga radhët e VV-së tha se vendosja e firmës në këtë dekret është shkelje me paramendim e Kushtetutës.

Avdulla Hoti, Gazeta Si 2020

“Të gjithë kemi qenë dëshmitarë për presionin e vazhdueshëm që ka ushtruar presidenti jashtë mandatit të tij mbi lëvizjen Vetëvendosje dhe për kërkesat e shumta të një pas njëshme që i ka dërguar kryeministrit në detyrë zotit Kurti. Kemi parë përzierjen e vazhdueshme të presidentit duke ndikuar te partitë politike dhe në anën tjetër duke anashkaluar tërësisht fituesin e zgjedhjeve”, tha ajo. “Në dekretin e tij, presidenti i referohet nenit 95 të Kushtetutës, duke anashkaluar në tërësi nenin 82 të saj.”

Formimi i qeverisë së re pas rrëzimit të qeverisë të zotit Kurti me 25 mars, Vetëvendosje dhe presidenti janë përplasur ashpër, me kryeministrin në detyrë që ka akuzuar Thacin si autorin e komplotit për rrëzimin e qeverisë së tij.

Presidenti Thaçi këmbënguli sot se mbështetet në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës në të cilin thuhet që “nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose bie, posti i tij/saj mbetet i lirë dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Por Lëvizja Vetëvendosje dhe zoti Kurti kërkuan vazhdimisht që të veprohet sipas nenit 82 të Kushtetutës, sipas të cilit “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”.

Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Fatmir Limaj

Të mërkurën LDK-ja finalizoi marrëveshjen me AAK-në e Ramush Haradinajt. Bazuar në atë marrëveshje, AAK merr një zëvendëskryeministër si dhe katër ministri. Po ashtu, edhe në bazë të marrëveshjes me Listën Serbe, kjo e fundit merr një post të zëvendëskryeministrit dhe dy ministri. LDK, ndërkaq deri më tani ka konfirmuar se përveç postit të kryeministrit, do të ketë edhe një zëvendëskryeministër dhe shtatë ministri.

Mbetet të shihet ndërkaq se sa ministri dhe çfarë pozita do t’u ndahen AKR-së dhe pakicave joserbe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë