Politike

Thaçi firmos dekretin e gjendjes së jashtëzakonshme, por Kurti është kundër

Presidenti Hashim Thaçi, ka nënshkruar sot një dekret për shpalljen e gjendjes të jashtëzakonshme në Kosovë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi.

“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit të sotëm me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e situatës së krijuar nga shpërthimi i COVID19”, ka shkruar Thaçi në “Twitter”.

Thaci propozoi shpalljes e gjendjes së jashtëzakonshme të martën në mbrëmje, gjatë një konference shtypi, duke sfiduar kështu vullnetin e qeverisë së Albin Kurtit.

Gjatë një konference zëdhënësi i kryeministrit të  Kosovës e quajti propozimin e Thaçit një masë ekstreme dhe të panevojshme.

Për të hyrë në fuqi, dekreti i presidentit duhet të votohet nga dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe për aq kohë sa dy partitë qeveritare LDK dhe Vetëvendosje janë kundër, ai nuk ka gjasa të kalojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë