Ditën që qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdulla Hoti nisi zyrtarisht detyrën, Presidenti Hashim Thaçi ndodhet në një vizitë miqësore, siç e ka cilësuar ai, në Tiranë.
Thaçi ka përfunduar takimin me presidentin Ilir Meta në selinë e presidencës dhe pritet ta takohet sot edhe me kryeministrin Edi Rama.
Kjo është vizita e parë pas hapjes së kufirit mes dy vendeve, për shkak të pandemisë së Covid-19, gjatë të cilës bashkëpunimi mes qeverisë “Rama” dhe asaj “Kurti” duket se u ndal.
Thaçi deklaroi dje në media se kishte ardhur në Shqipëri për një vizitë miqësore, për të takuar liderët politikë për shkak edhe të zhvillimeve të fundit politike në të dy vendet. As ai dhe as presidenti Meta nuk kanë zbuluar ende detaje nga takimi mes tyre.
Vizita e tij vjen ndërkohë që të dy vendet, ndodhen në një klime të ‘nxehtë’ politike, Kosova për shkak të ndryshimeve që solli qeveria e re, Shqipëria për shkak të debateve për reformën zgjedhore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje