Bota

‘The Times’: Putin përgatitet për një provë bërthamore në kufirin ukrainas

Gazeta Si – Vladimir Putin thuhet se po përgatit forcat e tij të armatosura për të kryer një provë bërthamore në kufijtë e Ukrainës.

Kjo është ajo që lexohet në britaniken “The Times”, e cila citon një raport të dërguar nga NATO për të gjitha vendet aleate.

Ky është një raport i inteligjencës në të cilin paralajmëron për veprime të mundshme nga Moska, përfshirë atë të testimit të dronit të nëndetëses “Poseidon” të pajisur me një kokë bërthamore.

Sipas burimeve të tjera, një tren ushtarak rus nga divizioni bërthamor është nisur për në Ukrainë: njësia është përgjegjëse për municionet bërthamore, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre sipas analistit Konrad Muzyka.

Në faqen kryesore të “The Times”, titulli është nga ato që të bën të dridhesh në fakt. Ende nuk ka konfirmim, por lexohet: “Putin urdhëron një stërvitje bërthamore në kufirin me Ukrainën”.

Në gazetën londineze shkruajnë se presidenti rus do të ishte i gatshëm të demonstronte gatishmërinë e tij për të përdorur armë të shkatërrimit në masë me një provë bërthamore.

“Kremlini po tregon mundësinë e një përshkallëzimi të rëndësishëm pasi ushtria e tij humbet terren në fushën e betejës”, thonë ata.

Burime të tjera tregojnë për një tren ushtarak rus të divizionit bërthamor që do të ishte nisur për në Ukrainë. Ndoshta ky nuk është një lajm plotësisht i vërtetë.

Mund të ndodhë që pas fjalimit që mbajti gjatë ceremonisë së aneksimit të territoreve të pushtuara, në të cilën ai tha se do të përdorte “të gjitha mjetet në dispozicion për të mbajtur Rusinë të sigurt” dhe kundërsulmimeve të vazhdueshme ukrainase, Cari vetëm po përpiqet të rrisë tonet për të trembur armiqtë.

Por duhen bërë disa pyetje. (…) Në një artikull në “Financial Times”, ekspertët shpjegojnë tre mënyrat e mundshme që Rusia mund t’i përdorë këto armë: për demonstrim, për të sulmuar një objektiv ushtarak ukrainas ose infrastrukturë kyçe, ose (rasti më i keq) për të arritur një territor të NATO-s.



Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë