Bota

Thesari amerikan vendos sanksione ndaj të dashurës së Vladimir Putin     

Departamenti Amerikan i Thesarit sanksionoi të martën të dashurën e përfolur të presidentit rus Vladimir Putin, si pjesë e një sërë masash që synojnë elitat ruse.

Alina Maratovna Kabaeva, e cila ka qenë e lidhur me liderin rus, u sanksionua nga Departamenti i Thesarit.

Deklarata e Thesarit përshkuan 39-vjeçaren Kabaeva në “një marrëdhënie të ngushtë me Putinin”.

Ajo është një ish-anëtare e Dumës Shtetërore “dhe është drejtuesja aktuale e Grupit të Medias Kombëtare, një perandori pro-Kremlinit e televizionit, radios dhe organizatave të shtypit”.

Në prill, Wall Street Journal raportoi se sanksionimi i Kabaevës ishte në shqyrtim nga SHBA, por kishte shqetësime se një veprim i tillë do të nxiste tensionet duke pasur parasysh afërsinë e saj me Putinin.

Kabaeva ishte sanksionuar më parë nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar.

Përveç Kabaevës, Departamenti i Thesarit njoftoi sanksione kundër një numri oligarkësh të tjerë, një kompanie të madhe të prodhimit të çelikut dhe dy prej filialeve të saj, si dhe një institucioni financiar.

Më vete, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi sanksione ndaj tre oligarkëve.

SHBA po vendos gjithashtu kufizime vizash për 893 zyrtarë të Federatës Ruse dhe “31 zyrtarë të qeverisë së huaj që kanë vepruar për të mbështetur aneksimin e supozuar të Rusisë të rajonit të Krimesë të Ukrainës dhe në këtë mënyrë kërcënuan ose shkelën sovranitetin e Ukrainës”,

Shumë nga emrat e shpallur nga SHBA-ja synojnë oligarkët të cilët më parë ishin sanksionuar nga aleatë si Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian. Ato vijnë pasi lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë.

Marre me shkurtime nga cnn.com


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë