Rend dhe Ligj

Theu xhamin dhe tentoi të vidhte lokalin, kapet i mituri në Durrës

Policia e Durrësit ka ndaluar një të mitur si autor të thyerjes së një lokali në lagjen numër 4 të qytetit.
Policia thotë se është ndaluar i mituri me inicialet H. L., 15 vjeç, pasi tentoi të vidhte gjatë natës në një lokal në pronësi të shtetases N. Sh., në lagjen nr. 4, Durrës.
I mituri dyshohet se theu xhamin e jashtëm të lokalit por u pikas nga pronarët që lajmëruan policinë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë