Në meshën tradicionale të Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku ka pasur një thirrje të drejtpërdrejtë për njerëzit në vendet e zhvilluara: Jetoni një jetë më të thjeshtë dhe më pak materialiste.
Ati i Shenjtë dënoi ndarjen e madhe mes të pasurve dhe të varfërve në botë, duke thënë se lindja e Jezusit në varfëri duhet t’i bëjë të gjithë të reflektojnë mbi kuptimin e jetës. Kjo ishte Krishtlindja e gjashtë e 82-vjeçarit si kreu i Kishës Katolike Romake.
Në predikimin e tij në mesnatë, Papa Françesku tha se lindja e Krishtit duhet t’i frymëzojë të gjithë të gjejnë një mënyrë të re për të jetuar “jo duke ngrënë dhe grumbulluar, por duke “ndarë dhe dhuruar”.

“Le të pyesim të gjithë veten: A na duhen vërtetë të gjitha këto objekte materiale dhe receta të komplikuara për të jetuar? A mund të heq dorë nga të gjitha këto ekstrate të panevojshme dhe të jetoj një jetë të thjeshtë?”, pyeti Ati i Shenjtë. “Për shumë njerëz, kuptimi i jetës gjendet tek pasuria e tepërt materiale. Lakmia e pangopur ka përndjekur të gjithë historinë njerëzore, madje edhe sot, kur disa kanë më shumicë, ndërsa të tjerë shkojnë për të fjetur me stomakun bosh”.
Françesku, Papa i parë nga Amerika Latine, ka pasur gjithnjë gjendjen e të varfërve si temë kryesore të papatit të tij. Edhe gjatë Krishtlindjeve në vitin 2016 ai paralajmëroi se kuptimi i vërtetë i Krishtlindjes po mbytej nga materializmi.
“Do të jetë Krishlindje, nëse, si Jozefi, do të meditojmë në heshtje; nëse, si Maria, do t’i themi ‘ja ku jam’ Zotit; nëse, si Jezusi, do të rrimë pranë njeriut të vetmuar; nëse, si barinjtë, do të dalim nga gjerdhet tona, për të ndenjur me Jezusin. Do të jetë Krishtlindje, nëse do ta gjejmë dritën në shpellën e varfër të Betelehemit. E nuk do të jetë Krishtlindje, nëse do të kërkojmë vezullimet verbuese të botës, nëse do ngarkohemi me dhurata, me dreka e darka, por nuk do të ndihmojmë asnjë të varfër, që i ngjet Zotit, sepse për Krishtlindje, Zoti erdhi i varfër mes nesh”, deklaroi Ati i Shenjtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





Lini një Përgjigje