Politike

Thirrja e Ramës për Lukashenkon: Prano ofertën e OSBE

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko që të pranojë ofertën e Presidencës shqiptare të OSBE-së për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës politike që ka shpërthyer në Minsk pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Rama premtoi se OSBE nuk do të mbajë anë në këtë përpjekje për ndërmjetësim dhe qëllimi i vetëm i organizatës është që të parandalojë përshkallëzimin e tensioneve në një prej vendeve të saj anëtare, siç është Bjellorusia.

“Kryesia shqiptare do i qaset kësaj përpjekje pa axhendë të paracaktuar, u takon atyre të bien dakord si do të ecë përpara Bjellorusia. Kryesia beson se çdo marrëveshje dhe garanci duhet respektuar nga i gjithë komuniteti, nëse biem dakord për diçka duhet t’i përmbahemi. U bëj thirrje autoriteteve bjelloruse, ju lutem jepini një mundësi kësaj oferte, përfitoni nga ky moment, që Bjellorusia t’i largohet përplasjes”, u shpreh ai.

Apeli i Ramës u bë nga Vjena, ku u mblodh këtë të premte Këshilli i Posaçëm i OSBE-së, ku Kryeministri i Shqipërisë ndodhet që prej ditës së enjte. Gjatë qëndrimit atje, Rama pati një takim edhe me Stephen Biegun, Zëvendës Sekretar i Shtetit SH.B.A dhe me Miguel Bergeer, Sekretar i Shtetit, Ministrinë e Jashtme Gjermane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë