Në një deklaratë për mediat, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i kërkoi të rinjve që të votojnë këto zgjedhje.
“Ju bëj thirrje që të votoni, të ushtroni të drejtën që keni për të hedhure votën tuaj, pra merrni pjesë, kjo është e drejta juaj, por edhe një përgjegjësi që ju keni. Mos e lini mënjanë, por përdoreni atë dhe sic thoni ju në shqip “ti vendos”, tha Soreca.
Deklarata e ambasadorit u përcoll gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga Universiteti Bujqësor.
“Së pari që Shqipëria ka qenë vend dhe vazhdon të mbetet pararojë në rajon, ka qenë vendi i parë në rajon që u bë pjesë e programit të Erasmus. 8 mijë studentë dhe akademikë shqiptarë kanë shkuar në BE dhe 5 mijë akademikë dhe studentë kanë ardhur në Shqipëri.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje