Gazeta Si – Korridoret humanitare “do të jenë atje” për të lejuar “fëmijët, gratë dhe të moshuarit” të largohen nga Mariupol dhe Volnovakha, por kush mundet, duhet “të qëndrojë dhe t’i rezistojë armikut”.
Kështu ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskij, në një video të postuar në faqen e tij në Facebook.
“Ne arritëm një marrëveshje për të ofruar ndihmë për ato qytete në Ukrainë që janë në situatën më të keqe dhe më të tmerrshme, Mariupol dhe Volnovakha, për të shpëtuar fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Për të siguruar ujë dhe ushqim për ata që janë atje në ato vende, – tha Zelensky. – Njerëzit që duan të largohen nga këto vende duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë tani duke përdorur korridorin humanitar, por ata që kanë forcë dhe vullnet, duhet të qëndrojnë dhe t’i rezistojnë armikut”.
Duke iu referuar gjithmonë korridoreve humanitare, Zelensky shtoi se “ne bëjmë gjithçka është e mundur nga ana jonë për t’u siguruar që kjo marrëveshje të funksionojë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje