Bota

Thuajse 100 vjeç, princi Philip lë spitalin pas operacionit në zemër

Princi Philip ka lënë këtë të martë spitalin ku ishte shtruar për rreth një muaj.

Duka i Edinburgut, bashkëshorti 99-vjeçar i mbretëreshës Elizabeth (100 vjeç i bën në qershor), qëndroi për një muaj në spital.

Ai ishte shtruar fillimisht në një dhomë private në spitalin “King Edward VII”, në Londër në Marylebone, që nga 16 shkurti, pas një gjendje jo të mirë dhe një infeksioni të papërcaktuar, por jo të lidhur sipas  “Buckingham Palace” me Covid (kundër të cilit Philip është vaksinuar që dhjetor si Elizabeth II).

Pastaj, ai u transferua në Spitalin e specializuar “St Bartholomew’s”, një qendër e përsosmërisë në fushën kardiovaskulare, për një operacion të vogël në zemër në lidhje me “gjendjen e tij të kaluar” (në vitin 2011 ai vendosi një unazë).

Dhe së fundmi, ishte kthyer në “King Edward VII”. Princi Philip, i kaloi muajt e fundit të pandemisë në një izolim gati total parandalues ​​me mbretëreshën në Kështjellën Windsor.

Gjendja e tij ngjalli shqetësim të pashmangshëm, duke pasur parasysh moshën thuajse 100 vjeç dhe megjithë temperamentin e tij të ashpër, pallati ka siguruar në mënyrë të përsëritur se ai po i përgjigjej “terapisë” dhe ishte “në humor të mirë”.

Shqetësimet u nxitën gjithashtu nga një vizitë e papritur e djalit të madh dhe trashëgimtarit të fronit, Charles, gjatë fazës së parë të shtrimit në spital: kjo vizitë u pasua nga disa deklarata optimiste me kujdes të bëra nga nipi i tij, William dhe nga Camilla, gruaja e Charles.

Gjatë kohës kur Duka i Edinburgut u largua nga spitali, Elizabeth publikoi në emrin e saj një mesazh tradicional të urimeve për të gjithë irlandezët (ata të Veriut të Mbretërisë së Bashkuar, sikundër dhe për ata të Republikës fqinje të Dublinit) për festën e shenjtit Shën Patrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë