Politike

“Thurja” dorëzon listat, Hajdari kryeson në Elbasan, Shabani në Durrës

Nisma “Thurje” ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Rudina Hajdari kryeson listën e Nismës në Qarkun e Elbasanit, ndërsa Endri Shabani, kreu i kësaj force që garon për herë të parë në një palë zgjedhje do të kandidojë si i pari në Qarkun e Durrësit dhe i dyti në atë të Tiranës.

Në krye të listës në Tiranë do të jetë Pano Soko, ndërsa Rigerta Loku do të drejtojë listën në Lezhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë