Ndonëse nuk është e lejuar të dalësh, 3 të rinj në Durrës kanë thyer karantinën, ndërsa janë konfliktuar me njëri-tjetrin, dhe për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në Sektorin Rinia në Durrës.
Policia thotë se pasi ka konstatuar tre shtetas që po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe prangosur njërin prej tyre, i cili gjatë konfliktit kishte përdorur një mjet prerës duke dëmtuar dy të tjerët.
Mësohet se në pranga është vënë shtetasi me inicialet E. H., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi 27-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë dy vëllezërit A. N., 26 vjeç dhe T. N., 30 vjeç, banues në Durrës, pa probleme për jetën.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë, të dy vëllezërit që kishin shkelur orarin e karantinës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje