Ka ndodhur

Thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sende, në pranga 44-vjeçari në Durrës

Policia në Durrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale që gjendeshin në to.

Policia ka zbardhur gjashtë raste të vjedhjes me thyerje të automjeteve të kryera nga 44-vjeçari.

Nga hetimet rezulton se J. V., gjatë muajit prill 2023, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, në 6 raste, pasi ka thyer xhamat e automjeteve me sende të forta, ka vjedhur sende të ndryshme në këto automjete.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 44-vjeçari.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë